Zbrazëtia është vërtet e madhe, ndonëse ai po kënaqet diku tjetër. Lionel Mesi padyshim që e ndjen mungesën e Barcelonës dhe të stadiumit “Kamp Nou”, por edhe impianti legjendar katalanas është si i shkretë pa legjendën e tij më të madhe, që ende vazhdon të luajë. Një foto emblematike u shkrep dje përpara fillimit të ndeshjes ndaj Dinamos së Kievit në Champions, me një tifoz me shkop invalidi që po shkonte për të ndjekur ndeshjen, veshur me një fanelë të Mesit, ndërsa përballë ishte fasada e stadiumit ku ishte vendosur një transparent me lojtarët kryesorë të tanishë blaugrana si Ter Shtegen, Pedri, Pike, Sergio Buskets, Frenk De Jong apo Ansu Fati. Tifozi ka ngritur dorën sikur po i përshëndet në emër të Mesit, ish-shokët e tij të ekipit.
Sfidanti.al