Zëvendësimet në Bundesligë: Herta më e mira, Dortmundi është më i keqi!

Leverkuseni ka realizuar 4.3 zëvendësime për ndeshje duke fituar prej lojtarëve të hyrë në fushë 2 gola dhe 3 asistë, e duke pasur efikasitet 13.2 për qind. Hofenhajmi është edhe më mirë me 4.4 zëvendësime për ndeshje, dhe me 4 gola e 1 asistë, duke pasur efektivitet 20.8 për qind. Dortmundi ka efikasitet vetëm 2.8 për qind, ndërsa Bajerni e ka 15.9 për qind me 4.4 zëvendësime, 3 gola e 4 asistë. Mainci është shumë mirë me 30.8 për qind me 2 gola e 2 asistë në 4.6 zëvendësime, Unioni i Berlinit aspak keq me 27.8 për qind (2 gola, 3 asistë), ndërsa Herta e Berlinit arrin në 33.3 për qind (3 gola, 2 asistë, 4.7 zëvendsime), duke qenë skuadra më efikase me zëvendësimet në Bundesligë.

Sfidanti.al