Plot 10 tregolësha dhe 115 gola për kombëtaren, CR7 nuk plaket me Portugalinë!

Dikush mund të thotë se “gjeti një kalë të ngordhur”, por Kristiano Ronaldo nuk e sheh aspak “kalin nga dhëmbët”. Superylli i Portugalisë luan gjithnjë njësoj dhe tashmë është i pari dhe i vetmi lojtar që ka arritur të shënojë 10 tregolësha për kombëtaren. Kjo ndodhi në fitoren 5-0 ndaj Luksemburgut, ndonëse CR7 nuk hoqi dorë nga huqi për të shënuar shumë herë me penallti. Këtë herë pati 2 11-metërsha në 3 gola gjithsej. Po ashtu, Ronaldo vazhdon të thellojë rekordin e tij botëror të golave në kombëtare duke pasur 115, ndërsa ish-rekordmeni Ali Daei ishte ndalur në 109. Padyshim që ai do të vazhdojë t’i thellojë rekordet dhe do të kalojë shifrën e 120 golave për kombëtaren, pse jo të synojë edhe 130, ndërsa synimi i madh është suksesi në Kupën e Botës vitin e ardhshëm në Katar, për një trofe që nuk e ka fituar kurrë me Portugalinë.

Sfidanti.al