U luftua me çdo mjet, në fushë dhe jashtë saj, me aksione dhe shpirt gare, me mbështetje të jashtëzakonshme të publikut për kombëtaren shqiptare dhe për momentin e çmendur të minutë së 77-të, që solli ndërprerjen e përkohshme të ndeshjes. E përditshmja sportive e Varshavës, “Przeglad Sportovi” komentoi se “kjo ishte një luftë e vërtetë, tifozët sulmuan me shishe polakët, duke ndërprerë ndeshjen, por pastaj u kthyem për të marrë fitoren në fushë”. Trajneri Paulo Souza deklaroi se “elementi kyç ishte mentaliteti ynë, dhe nuk është hera e parë që e bëjmë”. “Unë i mendoj ndërrimet në lojë e sipër”, – sqaroi portugezi për hedhjen në fushë e Sviderskit, autorit të golit.
Sfidanti.al