Ej Bendtner, paraja nuk t’i heq dot huqet e “shpirtit”!

Këto kohë të Kovidit, mund të themi me plot gojën se virusi mikroskopik nuk blihet dot me para, në mënyrë që të shpëtosh jetën. Për ish-yllin e Danimarkës dhe të Arsenalit, Niklas Bendtner, mund të themi se pasuria që ka vënë nga futbolli nuk mund t’ia blejë dhe t’ia largojë veset që i ka fituar gjatë jetës. Mediat lajmërojnë se ish-ylli elegant danez, i mbiquajtur një fisnik i vërtetë, nuk është i tillë kur vjen puna tek pijet alkoolike. Policia daneze ia ka konfiskuar makinën e tij Porshe që kushton 200 000 euro, ndërsa Bendtneri rrezikon deri në 20 ditë burg sepse tashmë i janë bërë 7 dënime për tejkalim të shpejtësisë dhe për vozitje të makinës pa patentë.

Sfidanti.al