Anglia dominon Topin e Artë, por Lionel Mesi cilësohet favorit!

Kështu janë kuotat të cilat i referohen mediat europiane. Magjistari argjentinas, që tashmë ka në trup fanelën e Paris SG, cilësohet si fituesi më i mundshëm i Topit të Artë të “Frans Futbollit”. Lionel Mesi duhet parë si favoriti edhe përpara superyjeve si Kilian Mbape apo Robert Levandovski, apo italianit Jorginjo, kampion i Europës me Çelsin dhe me Italinë. Në listë është edhe rivali i tij i madh, Kristiano Ronaldo, edhe Mohamed Salah, Nejmar apo Halandi, si dhe patrioti i tij tek Portugalia dhe Mançester Junajtidi, Bruno Fernandes. Përsa i përket klubeve, Çelsi e Mançester Siti kanë 10 lojtarë nga 30 që ka gjithsej lista, ndërsa nga Franca të katër përfaqësuesit janë të Paris SG: Donaruma, Mesi, Nejmar, Mbape!

Sfidanti.al