Këtë shprehje e tha vetë Zllatani, ndërsa ndërhyri me video në një intervistë të trajnerit të Milanit. “A mund të më shpjegosh sesi ia dola të të bëj të madh?, – u shpreh suedezi, padyshim duke bërë shaka, dhe përgjigja e Stefano Piolit nuk mungoi. “Ibra është shumë inteligjent, dhe pjesa më e madhe e njerëzve njohin nga jashtë “personazhin”, ndërsa unë njoh njeriun e vërtetë. Në ambientin e skuadrës, ai është shumë simpatik, dhe është shumë e lehtë për një trajner që të punojë me të. Sjellja e tij është gjithmonë ajo e duhura, pasi përkushtohet dhe e kupton futbollin më shpejt se të tjerët. Është lider në ekip, por di se kur duhet të kritikojë, dhe kur duhet të lavdërojë”. Pioli thotë se gara për titull do të jetë e fortë për Milanin, por edhe për ekipet e tjera, ndërsa nuk e ka humbur aspak shpresën në Champions, edhe pas humbjeve me Liverpulin dhe Atletikon e Madridit.
Sfidanti.al