Trajneri i tij, Roberto Martinez, u detyrua ta nxirrte nga fusha e lojës në minutën e 75-të, duke i prishur padyshim punë ekipit kombëtar të “djajve të kuq”. Eden Hazar u duk se pësoi një tjetër dëmtim, ndërsa Belgjika luante ndaj Francës në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve në Torino. Nga Spanja menjëherë pati alarm, dhe mediat theksuan se shqetësimi erdhi nga mënyra sesi doli nga loja lojtari me numrin 10. Ai ka pësuar shumë lëndime përsa kohë ka qenë dhe mbetet në Madrid, diçka për të cilën mund të krahasohet vetëm me Garet Bejlin, madje është edhe më keq sesa ylli nga Uellsi.
Sfidanti.al