Yjet e futbollit lejohen pa vaksina, por jo mësuesit e mjekët në vendin e punës!

Nga Anglia vjen lajmi që Katari do të lehtësojë masat kufizuese kundër koronavirusit vitin e ardhshëm në Kupën e Botës. Vendi i Gjirit Persik ndoshta dëshiron të jetë pak më shumë tolerant me shtetet e fuqishme që do të kenë kombëtaret e tyre të futbollit në turne, dhe lajmi është që yjet e Anglisë mund të lejohen që të marrin pjesë në fazën finale pa qenë të detyruar që të vaksinohen. Një politikë e kundërt kjo me atë që ndiqet me djemtë e vajzat nëpër universitete, me mësuesit e pedagogët, me mjekët e shumë të tjerë. Dikush mund të thotë se kjo nuk është plotësisht kështu, se edhe këta që unë përmenda lejohen të pavaksinuar, por duke bërë tamponë e teste nga një herë në javë. Dakord, veçse yjet e futbollit janë si ato princeshat që gjithçka ua bëjnë shërbëtorët, ndërsa njerëzit e thjeshtë duhet që gjithçka të bëjnë vetë e ta paguajnë vetë, duke mos marrë milionat e eurove që fitojnë “primadonat” e topkëmbës.

Sfidanti.al