Bajernit i lejohet stadiumi plot me tifozë, në një sezon fiton mbi 120 milionë euro!

Lajmërimi në Gjermani është që autoritetet kanë hequr kufizimet në “Alianc Arena” dhe se kampionët e Bundesligës do të kenë të drejtë të shfrytëzojnë të gjithë kapacitetin e stadiumit. Nuk do të ketë as distancim fizik dhe as mbajtje të maskave, por do të duhet vetëm vërtetimi i vaksinimit, apo testi negativ CPR. Bajerni do ta ketë stadiumin plot për ndeshjet pas ndërprerjes së kampionatit për shkak të kombëtareve, pra pas 15 tetorit, ndërsa kjo do të thotë mundësi për të thithur sërish shifra të mëdha nga shitja e biletave. Sipas të dhënave mediatike, Bajerni fiton mbi 120 milionë euro në sezon nga shitja e biletave në “Alianc Arena”, duke qenë klubi i tretë në Europë për këtë xhiro pas Barcelonës dhe Realit të Madridit.

Sfidanti.al