Çelsi nuk ka lajthitur që shesë Hazardin, “mbretin e vogël”

Sidoqoftë, duhet të shihet, nese do të pranojë Celsi, kurse vendimin e fundit duhet ta marrë trajneri i tij, Antonio Konte. Fjala eshtë për futbollistin Morata që vështirë se Reali i Madridit do ta lëshojë lehtë për te Celsi. Ky sulmues spanjoll konsiderohet si një zëvendësues eventual, pasi nga ky ekip londinez, ka mundësi, që sezonin e ardhshëm të largohen Azari ose portieri Kurtua. Pavarësisht nga spekulimet, vështirë se Celsi do të pranojë që ta shesë futbollistin belg (Azar) dhe kjo lëvizje duket si një mision i pamundur, pasi është pothuajse e sigurt se Celsi nuk ka ndërmend që t’i privojë vetes shërbimet e njërit prej futbollistëve të tij më të mirë, ndërkohë që ai, aktualisht, është edhe një nga futbollistëet më të mirë në botë.

Sa i përket transferimit eventual të portierit belg për te Reali, këtu duhet të kihet parasysh edhe dëshira e madhe e Kurtuas për t’u kthyer në Spanjë, kështu që ky është një opsion real. Ka shumë nundësi që Celsi ta shesë Diego Kostën në Kinë dhe do të kërkojë një sulmues të ri. Morata është alternativa e parë, por duhet të pritet që të shihet se çfarë do të ndodhë në fund, gjatë verës, ndërkohë që fjalën e fundit e ka Antonio Konte.

Sfidanti.al