Alegri bën misteriozin para duelit me Championsin: Kam një ide në kokë!

Ndërsa po shkonte në stadium për të dhënë konferencën për shtyp, trajneri i Juventusit vendosi t‘i habiste sado pak gazetarët. Masimiliano Alegri, një njeri i zgjuar, hodhi shikimin mbi sallën, dhe deklaroi. “Kur po vija për këtu pata një ide në mendje, – tha ai, – ndoshta mund ta përmbys skuadrën për këtë ndeshje”. Kjo do të thotë se mund të ketë shumë ndryshime, për të hedhur në fushë një skuadër krejt tjetër nga ajo që mendojnë analistët dhe me taktikë tjetër. Dibala e Morata nuk luajnë, por mungesa tjetër e vetme është Ramsej. Rabio do të jetë gati. Alegri mund të luajë me 4-3-2-1, 4-3-3 apo 4-4-2 sa për të dhënë disa ide. Kapiteni i vjetër, dhe që do të jetë i tillë në mungesë të Dibalës, thotë se “për vetë faktin se do të luajmë ndaj Çelsit, është ndeshja më e lehtë për t’u përgatitur”, ndërsa ish-lojtari punëtor i quajtur “ushtari”, Di Livio thotë se “Juvja nuk hyn në fushë e mundur ndaj Çelsit”.

Sfidanti.al