Juvja mban fort Kiezën, por Çelsi, Liverpuli e Bajerni janë gati për “sulm”

Kartoni i tij mund të ketë arritur mbi 100 milionë euro, pasi kështu shkojnë punët në futboll. Juventusi nuk pagoi në asnjë mënyrë kaq shumë për Federiko Kiezën, por djali i ish-sulmuesit të shquar Enriko Kieza, sot është kthyer në një nga lojtarët më të kërkuar të Europës. Pavarësisht ndonjë kritike të trajnerit Alegri, Kieza 23-vjeçar është tepër i rëndësishëm dhe cilësohet yll për të ardhmen, sidomos pas shkëlqimit në Euro 2020 me Italinë ku doli kampion i kontinentit. Juventusi do të paguajë gjithsej 60 milionë euro për të, ndërsa fitimet mund t’i kishte mbi 100 nëse do të pranonte të bënte “pazar”. “Zonja e Vjetër” nuk dëshiron ta bëjë një gjë të tillë, dhe do të përpiqet ta mbajë fort. Gjithsesi, mësohet se Çelsi, Liverpuli dhe Bajerni i Mynihut do të këmbëngulin sërish verën e ardhshme.

Sfidanti.al