Nuk e pati fjalën vetëm për sulmuesin shqiptar, por edhe për ndonjë tjetër, dhe Ralf Hazenhutël, trajneri i Sauthemptonit, nuk është aspak i penduar që ka bërë këtë investim. “Shenjtorët” morën në huazim dy lojtarë të Çelsit U23, Armando Brojën dhe Tino Livramenton, të cilën janë të preferuar për trajnerin austriak. “Më mirë të marrim lojtarë të rinj dhe të talentuar që janë rritur në këtë vend, – thotë ai, – ne nuk blejmë dot yje të shtrenjtë. Me të rinj të tillë, nëse i jep kohën e duhur, ata zhvillohen dhe kjo na ndihmon. Armando dhe Tino kanë ende shumë gjëra për të mësuar, por kanë cilësi shumë të mira, janë të shpejtë, të fortë fizikisht, kanë elementë individualë shumë të mirë”. Pavarësisht se Sauthemptoni u mund këtë të diel nga Uolvesi në shtëpi, sërish Broja e pati shansin për të luajtur. Ai u aktivizua në minutën e 64-ët.
Sfidanti.al