Ndershmëria e Klopit: Brentfordi e meritoi, nuk përballuam … “luftën e yjeve”!

Kur Anglia u ndesh me Irlandën në Kupën e Botës 1990 në Itali, përballja përfundoi 0-0 dhe kritikët sportivë u tallën duke e quajtur duelin si “Lufta e Yjeve”. Një metaforë e marrë nga Lufta e Ftohtë mes SHBA-së e BRSS-së, që tregonte se loja e të dyja skuadrave u bazua shumë tek topat e lartë dhe të gjatë, ndonëse anglezët e Bobi Robsonit në atë kohë përpiqeshin të luanin ndryshe me një mesfushë me Gaskoinin, Hodëllin apo Uodëllin.

Në stadiumin e Brentfordit ishte skuadra vendase që zhvilloi një “Luftë të Yjeve” ndaj yjeve të Liverpulit dhe mori rezultatin e dëshiruar, barazimin 3-3. Trajneri i miqve, Jurgen Klop, pranoi se ekipi e tij e pati të vështirë ndaj lojës klasike, tipike të kohëve të vjetra në Angli. “Një ndeshje me një luftë të çmendur, – tha Klopi, – nuk mund të them se ishte një kënaqësi e vërtetë, por ishte një vrapim i çmendur. Ata i merituan të 3 golat për mënyrën sesi luajtën. Ne nuk i përballuam dot topat e gjatë për shumë arsye, por duhej ta kishim fituar ndeshjen, duhej të kishim shënuar më shumë gola sepse patëm raste të pastër. Më mirë se kaq ne nuk mund t’i kishim penguar ata”.

Sfidanti.al