Nuk mbarojnë hallet në Rusi, Verstapen niset nga vendi i fundit!

Vërtet është 5 pikë i shkëputur në krye të Kampionatit Botëror të Formula 1, dhe vërtet Çmimi i Madh i Italisë në Monza i shkoi mbarë, ndryshe nga pritej, por fati edhe kthehet përmbys dhe kështu po ndodh, të paktën për momentin, me Maks Verstapenin. Piloti holandez i Red Bullit do të niset nga vendi i fundit në Çmimin e Madh të Rusisë në Soçi këtë të diel, pavarësisht se çfarë vendi do të arrijë në provat zyrtare. Kjo sepse skuadra e Red Bullit u detyrua të ndërronte motorin e makinës së tij, që është i katërti. Edhe pa këtë dënim, Verstapeni do të nisej 3 pozicion prapa vendit që të zinte në provat zyrtare, si ndëshkim për aksidentin që pati me Hamiltoninnë Itali. Hamiltoni, po ashtu nuk e pati të lehtë pasi goditi një mekanit të Mercedesit në provat e lira në Rusi, por problemet nuk shkuan më shumë se kaq.

Sfidanti.al