Pas fitores 2-1 kundër Sasuolos, trajneri bergamask u shpreh i kënaqur dhe deklaroi objektivin e radhës. “Të marrim 4 pikë në dy ndeshjet ndaj skuadrave të Milanos”, – tha ai. Veçse, si mendon Gasperini t’i ndajë pikët e fituara ndaj dy prej ekipeve më të mira të kampionatit? Së pari ndeshet me Interin në “San Siro” e pastaj pret Milanin në Bergamo. Trajneri nuk e thotë, por ndoshta mendon barazimin në fushën e kampionëve dhe fitore ndaj kuqezinjve të Piolit në shtëpi. Në mes të dy përballjeve do të jetë sfida ndaj Jang Bojsit në Champions. “Interi dhe Milani janë shumë të forta, dhe bashkë me Napolin sipas mendimit tim janë favoritë për titullin, – thotë Gaspi, – ne, tek Atalanta nuk mendojmë kurrë për titulin në fillim të sezonit. Champions apo Europën, të shohim ku mund të arrijmë”.
Sfidanti.al