Nejmar i bën llogaritë “me këmbë”, ngaqë i ka si duar

Nejmar i bën llogaritë “me këmbë”, kur ka thënë se La Liga është e mundshme dhe do të luftojnë për ta fituar titullin edhe pse Reali do të duket vetëm me dylbi, nese i fiton dy ndeshjet e prapambetura.

Ylli i Barcelonës, Neymar beson se skuadra e tij ende ka mundësi që ta fitojë titullin e La Ligas këtë edicion.

Real Madrid ka një pikë më shumë se Barcelona, por dy ndeshje më pak të zhvilluara, por kjo nuk e shqetëson brazilianin.

“Është pak e vështirë, por jo e pamundur. Vitin e kaluar ishim 12 pikë epërsi, ndërsa në fund fituam me një ose dy pikë. Ka shumë ndeshje dhe ne jemi shumë të koncentruar për ta fituar titullin dhe do të luftojmë për të”, tha Neymar.

Sfidanti.al