Duhet të kthehemi shumë prapa për të gjetur një situatë të tillë si sot. Barcelona, klubi krenar që cilësohej si më i miri dhe më spektakolari në botë, që arriti të kishte sponsor edhe UNICEF-in në kohën e treshes Mesi-Ksavi-Iniesta, sot është në krizë të thellë, diçka që nuk e ka provuar që në vitin 1987-1988, kur u mund në Vlorë nga Flamurtari në Kupën UEFA. Skuadra e trajnerit Kuman ka fituar vetëm 4 nga 10 ndeshjet e para të sezonit, dhe pas barazimit me Granadën shqetësimi i tifozëve është i madh. Presidenti Zhoan Laporta, që fillimisht premtoi shumë madje edhe që do ta mbante Mesin, u detyrua të bënte një deklaratë, një mesazh në rrjetet sociale për t’i dhënë zemër publikut. “Ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë për ta ndrequr këtë situatë, – tha ai, – unë kërkoj vetëm që ju të vazhdoni të mbështesni skuadrën. Ekipi ka nevojë për ju dhe ju falenderon. Ne po kalojmë momente të vështira, dhe pikërisht në këto momente kemi më shumë nevojë për ju”.
Sfidanti.al