Republika e Transdnistrisë u krijua që më fillim të viteve 90-të, duke mos pranuar të ishte pjesë e Moldavisë, dhe ekziston edhe sot praktikisht, ndonëse juridikisht nuk njihet as nga ata që janë faktikisht krijuesit e saj, sundimtarët në Moskë. Rusia nuk e njeh republikën me kryeqytet Tiraspolin, atë e njohin vetëm dy shtete të njohur vetëm nga Rusia si Abhazia dhe Osetia Veriore. Ekipi i kësaj republike, por që luan në Superligën e Moldavisë, Sherifi i Tiraspolit luajti dhe fitoi ndeshjen e parë historike në grupet e Championsit ndaj Shahtarit (Shahtjorit) të Donjeckut. Shahtari është skuadër e Ukrainës, por gjithsesi Donjecku është kryeqyteti i republikës së shpallur në rajonet lindore ukrainase më Donbas, që quhet Republika Popullore e Donbasit, një nga dy republikat e shpallura në territorin e Ukrainës, bashkë me atë të Luhanskut. Edhe Republikën e Donbasit e njeh vetëm Osetia e Veriut. Gjithsesi, Shahtari luan në Premier Ligën e Ukrainës duke qenë ekipi më i suksesshëm i dy dekadave të fundit, dhe i dyti më i suksesshëm në historinë e futbollit ukrainas, me 13 tituj ndaj 16 të Dinamos së Kievit. Sherifi fitoi 2-0 në stadiumin e tij me gola të shënuar nga Traore dhe Jansane.
Sfidanti.al