Tashmë loja po bëhet e ashpër dhe po kalon çdo limit edhe jashtë pistës. Nuk mjaftoi aksidenti i frikshëm mes Maks Verstapenit dhe Ljuis Hamiltonit në Monzë, por ja ku nisën akuzat e rënda nga drejtuesit e skuadrave. Pasi shefi i Mercedesit, Toto Volf, deklaroi se tek Red Bulli e dinin se Verstapeni kishte gabuar, por donin të mos e pranonin, erdhi përgjigja e austriakëve. “Tek Mercedesi u shtirën sikur Hamiltoni u dëmtua gjatë aksidentit, – thotë Kristian Horner, shefi i Red Bullit, – ata sajuan histori që situata të bëhej dramatike dhe të kishte një dënim sa më të rëndë për Maksin”. Verstapen u dënua që të nisej 3 vende më pas në Çmimin e Madh të Rusisë në Soçi pas rreth 10 ditëve, dhe duket se armiqësia ka arritur nivele tepër të larta dhe mund të shkaktojë probleme të reja gjatë vazhdimit të sezonit, në pistë dhe jashtë saj.
Sfidanti.al