Nuk mund të ishte ndryshe, Partizani pasi ka fituar betejën abstrakte për të luajtur në “Selman Stërmasi”, ka fituar në mënyrë dramatike edhe ndeshjen gati të humbur me Vllazninë, e cila u privua nga shkëlqimi i saj në pjesën e dytë. Një gol i Elis Bakaj për shkodranët tregoi edhe njëherë se të kuqtë humbasin sensin kolektiv të lojës sapo pësojnë gol. Në gjithë pjesën e parë, të krijohej përshtypja se Vllaznia nuk do ta humbiste dot këtë ndeshje, duke gjykuar edhe nga pazotësia e reagimit të Partizanit.
E dini çfarë ka ndodhur në pjesën e dytë? “ Starova në pushim u paska thënë futbollistëve: “ {una, na duhet vetëm një gol për të përmbysur ndeshjen!”. Në të vërtetë u deshën dy gola për të fituar ndeshjen, një sfilitje fizike dhe psikologjike, por goli i Bardhit ishte kyçi i ndeshjes. Ai për të cilin u kishte folur Starova futbollistëve të tij, që pas barazimit ndryshuan marshin e lojës dhe larguan lepurin e frikës nga loja e tyre. Edhe pse fitorja erdhi në fund, jo me shumë lavdi kur vjen nga 11 metërshi, sidoqoftë, ishte një shpërblim për provën e karakaterit. Pësëri Batha kundër shkodranëve, këtë herë pa spektakël si në Shkodër kur realizoi trajektoren speciale, veçse me një qetësi kampione. Partizani ka bërë festë për 3 pikët në këtë ndeshje delikate, por mund të thuhet se loja e tij nuk ka shkëlqimin e dikurshëm, edhe kronika është disi më e varfër.
Partizani – Vllaznia 2-1 ( Bakaj 34’, Bardhi 64’, Batha 90’ ( 11 metërsh)
Alfred Mane