Sulmuesi belg u ngacmua për ndeshjen ndaj Aston Vilës sepse pati vetëm dy “gjysmë raste” dhe arriti të shënojë gola, diçka që tregon se ai është sot një sulmues shumë efikas përpara portës. Vetë 28-vjeçari e pranoi këtë gjë, dhe falenderoi periudhën që kaloi në Itali e cila sipas tij ia ka “mprehur” shqisën e golshënuesit dhe e ka bërë më shumë oportunist.
“Unë kam më shumë rendimet para portës sot, – tha sulmuesi, – sepse unë luajta në Itali, ku ndoshta ti mund të kesh një apo dy raste gjatë gjithë ndeshjes, dhe duhet ta shfrytëzosh. Kjo përvojë më ndihmoi sot kur nuk patëm raste, por unë shënova dy gola. Kam punuar shumë, por ekziston edhe një mirëkuptim me shokët e skuadrës. Jam i lumtur me situatën ku ndodhemi dhe fitorja ishte e rëndësishme”.
Sfidanti.al