Për fat të keq thuhet se gazetat janë krijuar për këtë gjë, për të kritikuar, për të nxitur, për të krijuar opinione. Nuk është gjithnjë e drejtë mënyra sesi i trajtojnë temat e tyre, dhe duhet të kesh nerva të forta që t’i përballosh, por duket se ky realitet do të vazhdojë për disa kohë. Kritikat mediatike po i provon rëndshëm Juventusi në Itali, për shkak të nisjes shumë të keqe të sezonit.
“La Gazeta delo Sport” kritikon pas humbjes në Napoli: Juventusit i përplasin derën në fytyrë! Napoli në krye, “Zonja” në greminë! Kulibali fotografon krizën!
“Juventus shumë qesharak”, – titullon “Il Korriere delo Sporti”, – gabimet e pabesueshme të Sheznit dhe Keanit e zhysin në -8 pikë nga kreu”!
“Çfarë Napoli, – shkruan “Tutosporti”, – Juve, CR7 ku je? Gabime fatale të bardhezinjve, ndërsa portugezi shënon 2 gola në Angli!
“Mendoj se nuk ishim të qetë, – ishin fjalët e trajnerit Alegri, – bëmë disa gabime, ndërsa u ndje lodhja dhe humbëm shumë topa. Ekipi gjithsesi tregoi karakter sepse Napoli vërtet luajti mirë, por na rrezikoi shumë pak. Gjithsesi, kur humbet duhet të mbyllësh gojën e të punosh”.
Sfidanti.al