Këtë kundërshtar e mund për 17 ndeshje me radhë, që nga viti 2014. Novak Gjokoviç ishte thuajse i sigurt se do t’ia dilte sërish me Kei Nishikorin, veçse japonezi arriti që t’i merrte një set në US Open në Nju Jork. Numri 1 i botës humbi setin hapës, 6-7, por pastaj reagoi shpejt e fortë duke fituar tre sete radhazi me shifrat 6-3, 6-3 e 6-2. Një sukses i mirë që e kualifikon për në raundin e katërt, ndërsa synon të realizojë Grand Slemin Kalendarik, pra të fitojë të 4 Grand Slemet e vitit. Rreziku më i madh për të mbetet kampioni olimpik, Aleksandër Zverev. “Nishikori luajti më shpejt sesa rivalët në dy raundet e para, – tha Gjoko, – në setin e parë ende nuk kishte gjetur ritmin, ndërsa më pas ishte më i përqëndruar. Nuk ishte ndeshja ime më e mirë”.
Sfidanti.al