Askush si Anglia dhe si Mançester Siti në tregun e futbolit

Ishin përfundime që diheshin, por është ndryshe kur i shikon të pohuara zyrtarisht. Këta 10 vitet e fundit në transferimet e futbollit dominuesit financiarë nga nga ishujt britanikë. Janë klubet angleze që, në total kanë shpenzuar 10.5 miliardë euro për blerje lojtarësh (9 miliardë paundë stërlina). Kjo është rreth një e katërta e shpenzimeve totale që arrijnë në 48 miliardë USD (mbi 35 miliardë paundë stërlina). Nga kjo shifër, 47 për qind u shpenzuan nga 30 klubet kryesore (22.5 miliardë USD) dhe nga këta 30 klube, 12 ishin nga Premier Liga angleze. Këta janë Mançester Siti, Çelsi, Mançester Junajtidi, Arsenali, Totenhemi, Liverpuli, Leisteri, Sauthemptoni, Uolvesi, Evertoni, Uest Hemi dhe Njukasëlli. Pikërisht Mançester Siti është klubi që ka shpenzuar më shumë në vitet 2011-2020, ndërsa pas “qytetarëve” vijnë Çelsi, Barcelona, Paris SG dhe Reali i Madridit.

Sfidanti.al