Disa ditë më parë kishte pëlqyer një postim në rrjetet sociale, ku komentohej largimi i mundshëm i Harri Kejnit tek Mançester Siti, dhe thuhej se më shumë rëndësi se gjithçka ka klubi. Ky ishte koreanojugori Son i cili ishte në krah të Kejnit në ndeshjen që Totenhemi fitoi ndaj Uatfordit në Premier Ligë. Kapiteni ishte titullar, por golin e fitores e shënoi pikërisht Son, duke e lënë në hije yllin më shumë të njohur. Kejni do ta vazhdojë karrierëm me Spërsat, të cilët i kanë bërë një nisje shumë të mirë Premier Ligës me 3 fitore në 3 ndeshje, duke qenë në vend të parë. Son shënoi direkt nga goditja e dënimit.
Sfidanti.al