Dyshime dhe një Depai i madh për Barçën, ndërsa Kuman ka shpresë

“Ndeshje të tilla, sezonin e kaluar i barazonim”. Këto ishin fjalët e trajnerit “blaugrana”, pas fitores së vuajtur 2-1 në “Kamp Nou” ndaj Getafes në La Liga. Ky ishte konkluzioni i Ronald Kumanit, ndërsa Barcelona nuk bindi as këtë herë, duke arritur një sukses “rakitik” dhe falë yllit të madh që ka sot në ekip. Ky yll është Memfis Depai, njeriu që dështoi tek Mançester Junajtidi, por që shkëlqeu me Lionin dhe Holandën. Publiku në “Kamp Nou”, që nuk ishte aspak i madh në numër, i bëri hosana “mbretit” të ri, ndërsa nuk harroi “t’i jepte munxët” Paris SG, që “i shkuli zemrën nga vendi”, pra i mori Lionel Mesin.

“Jam i kënaqur me ekipin, – vazhdoi Kumani, – edhe pse në pjesën e dytë niveli i lojës nuk ishte ai i shpresuari”. Gjithsesi, gazetat katalanase kritikuan paraqitjen e ekipit, sidomos në pjesën e dytë, duke thënë se Barcelona nuk bindi dhe se është fat që ka në ekip heroin Depai. Katalanasit kanë 7 pikë, duke qenë njëlloj me Realin, Seviljen, Valencian dhe Majorkën pas 3 javësh.

Sfidanti.al