Nuk e kishte me të, por gjithsesi një lojtar që është pjesë e skuadrës tënde nuk mund të jetë objekt mbi të cilin të shfrysh nervat. Mario Baloteli, edhe pse sot është shumë më i rritur pra edhe më i pjekur se dikur, gaboi përsëri duke e kanalizuar gabim zemërimin që pati pas një zëvendësimi. Sulmuesi italian u ul në stol nga trajneri i tij tek Adana Demirspori, dhe pasi shfreu disa herë pa drejtim të caktuar, goditi me grusht në shpinë një shok të skuadrës të ulur pranë tij. Ai u zëvendësua në 56’ në barazimin 1-1 të Adanasë ndaj Konjasporit. Pritet që klubi i Superligës turke të marrë masë kundër Balotelit që mbërriti në verë nga Monza.
Sfidanti.al