Një çmenduri e vërtetë: Klubet kanë shpenzuar 22,67 miliardë dollarë

Sistemi i transferimit të FIFA-s ka llogaritur se klubet kanë shpenzuar, gjatë viteve të fundit, shuma marramendëse, madje, të pabesueshme. Që nga tetori 2010 deri më sot, klubet e futbollit kanë shpenzuar, madje, 22,67 miliardë dollarë, tregon sistemi i transferimit të FIFA-s që regjistron të gjithë transferimet. Ky sistem është vënë në funksionim para pak më shumë se gjashtë vitesh dhe, në të, ndodhen të përfshirë të gjithë kalimet e lojtarëve nga një ekip te tjetri.

Është llogaritur se, deri në ditën e fundit të vitit 2016, janë bërë, gjithsej, 78 323 transferime lojtarësh, kurse rekordi u vendos vitin e kaluar, kur, në të gjithë botën, u regjistruan 14 591 transferime ose 7,3 për qind më shumë se në vitin 2015. Vitin e kaluar, në tregun e transferimeve, u aktivizuan, gjithsej, 4379 transferime nga 178 vende. Në 66 për qind të rasteve, lojtarët kanë ndërruar klube si lojtarë të lirë, ndërsa vetëm 13,7 për qind janë dhënë në formë huazimi.

Sfidanti.al