Trofetë në Angli i kanë ardhur “në majë të hundës”. Një trajner i Pep Guardiola është mësuar me tituj kombëtarë, gjë që e ka bërë tek Barcelona, Bajerni dhe prej 5 vjetësh me Mançester Sitin, e tashmë katalanasi i shquar i ka vënë vetes një cak. “Në 2023 largohem nga Siti, – thotë ai, – do të bëj pak pushim, të mësoj nga trajnerët e tjerë dhe të kthehem sërish në profesion, ndoshta si trajner i një ekipi kombëtar”. Çdo gjë është e qartë.
Synimi i madh i Guardiolës është të fitojë Championsin, trofeun që nuk e merr që kur ishte bashkë me Mesin tek Barcelona në 2011. Me Bajernin pati 3 gjysmëfinale radhazi (u eleminua nga Reali, Barcelona dhe Atletiko), ndërsa me Sitin arriti finalen sezonin e kaluar dhe u mund papritur nga Çelsi. Në “Etihad” ka 8 trofe, ndërsa në “Kamp Nou” arriti 13 e në “Alianc Arena” të Mynihut, 7. Në total ka 28 trofe si trajner dhe 16 si lojtar, duke qenë një nga më të suksesshmit e futbollit me 44 gjithsej.
Sfidanti.al