Në Gjermani padyshim që jetojnë në një realitet tjetër që nuk ka lidhje aspak me atë që ndodh në Angli, tek Paris SG në Francë apo tek ndonjë nga klubet e mëdhenj në Spanjë apo edhe në Itali (si Interi, p.sh.). Nëse Reali i Madridit jep deri 160-170 milionë euro për Kilian Mbapenë dhe Paris SG kërkon 200 milionë, nëse Çelsi mori Lukakun për 115 milionë euro dhe Totenhemi kërkon 175 milionë euro për Harri Kejnin, në Bundesliga ka plot 8 klube që nuk shpenzojnë asnjë cent. Ata marrin e japin, por me parametër zero, maksimumi me huazim. Gjashtë klube të tjerë kanë shpenzuar nga 0.5 deri në 19 milionë euro, dhe vetëm të tillë si Lajpcigu, Bajerni, Dortmundi apo Leverkuseni i kanë lejuar vetes më shumë. Në total, 18 klubet e Bundesligës kanë shpenzuar deri tani rreth 228 milionë euro, me mesataren 12-13 milionë euro secili.
Augsburgu: 9.2 milionë euro
Union Berlin: 0.5 milionë euro
Arminia Bilefeld: 2 milionë euro
Dortmund: 45 milionë euro
Frankfurt: 0 euro
Hofenhajm: 0 euro
Lajpcig: 53 milionë euro
Gladbah: 13 milionë euro
Bajern: 42.5 milionë euro
Shtutgart: 5 milionë euro
Volfsburg: 19 milionë euro
Leverkusen: 38 milionë euro
Mainc: 0 euro
Grojter Fyrt: 0 euro
Bohum: 0 euro
Këln: 0 euro
Herta: 14 milionë euro
Frajburg: 0 euro
Sfidanti.al