Halandi? Jo, Bajerni preferon lojtarë si Hofman dhe Zabicer

Kur mediat gjermane lexuan lajmet për pretendimet e Mino Raiolës për rrogën dhe komisionin për Erling Halandin, ato nxorrën menjëherë titullin: Bajerni dhe Dortmundi nuk kanë asnjë shans! E vërtetë, dhe bavarezët e dinë mirë këtë gjë ndaj po punojnë për të bërë përforcimet e duhura, sipas parimit “shtriji këmbët sa ke jorganin”. “Bildi” njofton se në Mynih po përgatiten për një operacion të dyfishtë, për të marrë lojtarin e kombëtares së Gjermanisë, Jonas Hofman, që luan për Gladbahun dhe lojtarin e kombëtares së Austrisë, Marsel Zabicer (Sabitzer). i pari është 29 vjeç dhe i dyti 27, me kartonët që duhet të jenë shumë më të përballueshëm për Bajernin, pasi shkojnë në 16 dhe 42 milionë euro. Austriaku kushton diçka, por presidenti bavarez, Hainer, thotë se “nuk ka nevojë të largojmë lojtarë për të marrë të tjerë, nëse na jepet mundësia do ta shfrytëzojmë”.

Sfidanti.al