Ka lojtarë që janë shumë të qartë për atë që duan, shumë të thjeshtë në menaxhim, dhe këta quhen zakonisht djem shtëpie. Një i tillë është Xhoshua Kimih, fati i radhës i Bajernit, që është mësuar qëkur me të tillë si Gerd Myler e Franc Bekenbauer. Mesfushori, që pritet të jetë pasardhësi i Manuel Nojerit si kapiten i skuadrës, bëri atë që pritej dhe urohej prej tij, rinovoi kontratën deri në 2025. Në atë kohë do të jetë 30 vjeç. Besohet se ai bën pjesë te grupi i lojtarëve që pretendojnë një rrogë deri afër 15-20 milionë eurove, menjëherë pas “mbretit” Robert Levandovski. Tashmë, pritet që shembullin e Kimihut ta ndjekë edhe Leon Gorecka, një goditje për Realin dhe Man. Junajtidin që e kërkonin. “Unë tek Bajerni kam pasionin që më shtyn të luaj futboll, – tha numri 6, – kam një ekip me të cilin mund të fitoj gjithçka”.
Sfidanti.al