Një legjendë e vërtetë, që zgjat prej rreth 20 vjetësh. Mrekullia zvicerane e tenisit, e quajtur Rozher Federer, është duke dalë jashtë 10 vendeve të para të renditjes botërore të këtij sporti për meshkuj pas plot 961 javësh, apo 6700 ditësh. Njeriu, që ka fituar 20 Grand Sleme dhe cilësohet si më spektakolarei në histori, po kalon një periudhë të vështirë për shkak dëmtimesh dhe është e sigurt se do të jetë jashtë 10-es, madje nuk dihet nëse do të kthehet ndonjëherë aty. Data 23 gusht ka edhe një rëndësi tjetër për tenisin sepse mbushen 48 vjet që nga themelimi i renditjes ATP, gjë që ndodhi në 1973 dhe që ka parë kaq shumë kampionë.
Sfidanti.al