Klopi mendon se loja e Bërnlit është e ngjashme me sportin e mundjes

Ishte i shqetësuar pas ndeshjes, edhe pse e tha në formë humori. Trajnerit të Liverpulit, Jurgen Klop, nuk i mungon ndonjëherë humori, madje as kur humbet, lere pastaj kur fiton. i kënaqur nga suksesi 2-0 ndaj Bërnlit, tekniku gjerman ngacmoi kolegun e tij, Shon Dajsh, në konferencën me gazetarët duke e përngjasuar lojën e Bërnlit me sportin e mundjes. “Nëse dëshironi të shikoni gjëra të tilla, atëherë është më mirë të ndiqni mundjen, – tha ai, – unë i bëj thirrje gjyqtarëve që të mbrojnë më shumë lojtarët tanë nga një stil i tillë kaq agresiv”. Ai e kishte fjalën për ndërhyrjet e rrezikshme të lojtarëve të Bërnlit si Eshli Barns dhe Kris Ud ndaj mbrojtësve liverpulas. Klopi është shumë i ndjeshëm nga ndërhyrje të tilla sepse ato i shkatërruan sezonin e kaluar me dëmtimet afatgjata të Van Dajkut, Matipit e Gomezit.

Sfidanti.al