Mesi le të vazhdojë golat në stërvitje, PSG nuk e grumbullon për Brestin

Do të luhet sot ndeshja e radhës e Ligës së Parë franceze dhe kërshëria ishte e madhe për të parë në fushë superyllin argjentinas. Trajneri Poçetino u tha se e pati një mendim për ta përfshirë në ekip në ndeshjen ndaj Brestit pas formës së mirë në stërvitje, por mediat në Argjentinë theksojnë se ndodhi e kundërta. Mesi u la sërish jashtë ekipit, për të dytën javë radhazi së bashku me Nejmarin. Pra, ish-kapiteni iBarcelonës do të vazhdojë të driblojë, shënojë e mrekullojë në stërvitje dhe me shumë mundësi do të debutojë në fund të gushtit. Poçetino mendon se nuk mund të rrezikojë me yllin e tij të madh që ka kohë pa stërvitje.

Sfidanti.al