Gazetari nuk e mban dot fjalën për t’u dorëhequr pas ikjes së Mesit e Ramosit!

Quhet Zhozep Pedrerol dhe është një nga fytyrat më të njohura të mediave televizive në Spanjë. Në 12 nëntor të vitit të kaluar deklaroi direkt në ekran se do të jepte dorëheqjen nga detyra nëse nga La Liga largoheshin njëkohësisht Sergio Ramosi dhe Lionel Mesi. Kjo gjë ndodhi dhe Pedrerol tha fillimisht se do të ikte nga emisionet e tij “El Çiringito” (El Chiringuito) dhe “Hugones” (Jugones). Gjithsesi, së fundmi ai deklaroi se e ndryshoi vendimin pasi mori qindra e mijëra mesazhe mbështetjeje nga shikuesit që e bindën se duhej të vazhdonte me emisionet.

Sfidanti.al