Opinionistët e kishin lapsin dhe letrën në dorë, ndërsa ndiqnin katalanasit në ndeshjen e parë në La Liga pa kapitenin legjendar. Fitorja 4-2 ndaj Sociedadit bëri që disa prej analistëve të mendonin se Barcelona ka fituar nja dy gjëra të mira me largimin e Lionel Mesit. “Si mund të jetë kështu?”, do të pyesni ju! Së pari thuhet se skuadra e trajnerit Ronald Kuman është bërë më shumë e paparashikueshme në lojën e saj, dhe së dyti tashmë është në gjendje të bëjë një presing total që nuk ishte i mundur me 34-vjeçarin në formacion. Natyrisht, Barçës i mungojnë 35-40 gola në sezon që i garantonte lojtari më i mirë i botës, po ashtu asistet e tij dhe vizioni i lojës si askush tjetër.
Sfidanti.al