Opinionistët e kishin lapsin dhe letrën në dorë, ndërsa ndiqnin katalanasit në ndeshjen e parë në La Liga pa kapitenin legjendar. Fitorja 4-2 ndaj Sociedadit bëri që disa prej analistëve të mendonin se Barcelona ka fituar nja dy gjëra të mira me largimin e Lionel Mesit. “Si mund të jetë kështu?”, do të pyesni ju!