Europa e shqiptarëve, dinjitetin e mbrojti më shumë Laçi se Teuta

Të ndeshesh me Anderlehtin dhe të arrish të rezistosh në Bruksel (edhe pse je mundur 0-3 në shtëpi) është diçka për t’u vlerësuar. Laçi doli me kokën lart nga Liga e Konferencës, pasi kaloi dy raunde ndaj Pogodoricës së Malit të Zi dhe Universitateas së Krajovës. Në Belgjikë, Regi Lushkja shënoi për 1-2 dhe golaverazhi total ndaj ekipit me emër të madh ishte 1-5. Thuajse sa Teuta që u ndesh me një ekip shumë më të dobët, si Shamrok Roversi i Irlandës, dhe u eleminua me dy humbje e golaverazh total 0-3. Në “Elbasan Arena” këtë mbrëmje përfundoi 0-2. Shumë më dinjitoze paraqitja e Prishtinës në këtë kompeticion europian, edhe pse u eleminua. Kampionia e Kosovës u mund 0-2 në Norvegji nga Bodo Glimti, ndërsa kishte fitur 2-1 në “Fadil Vokrri”.

Sfidanti.al