Nga uria e përndjekja në Olimpin e NBA-së, libri i fundit për Adetokumbon!

Ai është ende shumë i ri për të shkruar autobiografi, apo për të pasur biografi, por kështu ka nisur moda dhe ka nga ata që i porosisin edhe kur janë 22 vjeç. Janis Adetokumbo të paktën është “dikushi” në këtë botë, një njeri që e ka çarë vetë rrugën e tij nga varfëria në rrugën e Athinës deri në majën e lavdisë në basketbollin amerikan. Lojtari më i  mirë i sezonit (në plej of) dhe kampioni i NBA-së me Miluokin, iu zbulua më mirë publikut nga libri më i fundit që tregon sesi jetonte derisa u mor nga Miluoki në 2013. Janisi shpesh ishte i uritur sepse prindërit nuk gjenin punë, ishte pa dokumenta pra i jashtëligjshëm, dhe shpesh e dëbonin nga shtëpia.

Sfidanti.al