Humbja 0-1 në Irlandë nuk e bën të pamundur kualifikimin. Edhe pse “djemtë e detit” kanë bindur vetëm në një ndeshje deri tani në Europë (nëse mund të themi se vërtet kanë bindur), sërish kanë një shans që të mbërrijnë në plej ofin e Ligës së Konferencës, pra një hap larg fazës së grupeve. Kualifikimi do të thotë që shpërblimi financiar të rritej me 300 000 euro, nga rreth 1.3 deri në rreth 1.6 milionë euro. Në orën 20:00, Teuta e trajnerit Edi Martini ndeshet me Shamrok Roversin në “Elbasan Arena” dhe shpreson të bëjë gjënë e duhur, të përmbysë rezultatin.
Thuajse e pamundur sfida e Laçit pasi në Belgjikë ndaj Anderlehtit merr me vete humbjen 0-3 të pësuar në Shqipëri. Në Ligën e Konferencës luan edhe Prishtina, pikërisht në orën 18:00 në Norvegji ndaj Bodo Glimtit, ndërsa ka fituar 2-1 sfidën e parë në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Sfidanti.al