Kalorësit në Tokio 2020 patën problem edhe me … statujat e mundjes Sumo!

Organizatorët japonezë kishin vendosur të nxirrnin në pah kulturën e tyre historike, dhe për këtë qëllim në fushën e kalërimit kishin vendosur nga një monument të kësaj kulture, pranë pengesave ku duhej të kërcenin kuajt. Disa nga kalorësit (hipistët) deklaruan pas garave olimpike se pati kuaj që u trembën sidomos nga një statujë e një mundësi tradicional japonez, Sumo, të vendosur në pengesën me lartësi 1.62 metra. Nëse japonezët kishin menduar se gjetja e tyre do të sillte fat, pati kalorës që vuajtën pasojat pasi kuajt e tyre e kujtuan statujën e mundësit Sumo si një njeri të vërtetë, duke u shpërqëndruar e duke mos i bërë ushtrimet siç duhet.

Sfidanti.al