Juventusi kthehet favorit, por “tym të bardhë” për Dibalën ende nuk ka!

Një fat më shumë sesa një meritë, pasi Masimiliano Alegri duhet ta tregoje veten kur ekipi i tij të dalë në fushën e lojës. Juventusi, sipas mediave italiane, është kthyer në favorit në Serinë A për shkak të dobësisë së Interit, ndërsa flitet për “efektin Alegri”. Diçka më shumë gazetareske, letrare dhe supersticioze, pasi trajneri bardhezi nuk mund të jetë një magjistar që të dobësojë Interin, të çorodisë Romën e Napolin, e të lerë në vend Milanin. Gjithsesi, në panoramën pozitive të  “Zonjës së Vjetër” ekziston një pikë e errët, dhe kjo ka të bëjë me rinovimin e Dibalës. Agjenti i sulmuesit argjentinas u takua ditën e djeshme me drejtuesit në Torino, por ende nuk u arrit marrëveshje. “Nuk ka tym të bardhë”, shkruajnë gazetat, pas një takimi prej 1.5 orësh. Besohet diferenca është financiare, ndërsa Dibala pritet të luajë të shtunën në ndeshjen ndaj Atalantës në “Stadiumin Alianc”.

Sfidanti.al