Man. Junajtid duket sikur vetëm mund të shpenzojë, jo të fitojë nga Pol Pogbaja!

Një lëvizje e tillë mbretërore nuk pritej dhe ajo ndryshoi gjithçka. Fillimisht, ishte investimi 100-milionësh i Mançester Sitit për Xhek Grilishin që ia mbylli Lionel Mesit derën për tek Guardiola, ndërsa më pas lëvizja e vetë Mesit tek Paris SG, bllokoi transferimin e pritshëm të Pol Pogbasë në Francë. Mançester Junajtidi priti më kot që të fitonte 50 milionë euro nga kartoni i mesfushorit francez, i cili nuk ka ndërmend të rinovojë kontratën edhe pse iu ofruan 50 milionë paundë për 5 vjet. Kjo do të thotë se, sipas të gjitha gjasave, Pogba do të luajë edhe këtë sezon në “Old Traford” e do të largohet me parametër zero. Në 2012 ai u largua për herë të parë nga Junajtidi vetëm për 800 000 paundë stërlina për tek Juventusi, ndërsa “djajtë e kuq” e morën për 89 milionë paundë stërlina në 2016.

Sfidanti.al