Mesi argëtohet në shtëpi, ndërsa tifozët e PSG-së e presin në aeroporte!

Një ekstazë, tipike për epokën e reklamave të fuqishme, po ndodh tek një pjesë e tifozëve të Paris SG. Të nxitur nga lajmet se Lionel Mesi do të vinte në kryeqytetin e Francës për vizitën mjekësore, qindra prej tyre u grumbulluan përpara selisë së klubit si dhe në dy aeroporte të Parisit, për të parë që në fillim mbërritjen e superyllit. Lajmet nga Barcelona janë që Mesi mbetet në shtëpinë e tij. Një lajm i “L’Ekipit” shkaktoi gjithë këtë harbim, ndërsa njerëzit vazhdojnë të jenë të shtypur nga fuqia mediatike, njëlloj siç ishin njerëzit në kohën e Odiseut nga Sirenat e lashta.

Sfidanti.al