Ka shumë sportistë që vendosin rekorde në jetën e tyre, po ashtu shumë skuadra. Ekipi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në basketboll për femra arriti një sukses tjetër të madh në Lojrat Olimpike duke fituar medaljen e artë për të herë të 7-të radhazi, ndërsa në përbërje të tij ishin edhe dy basketbolliste historike. Këto janë Dajana Taurasi dhe Sju Bërd, që të dyja tashmë 5 herë kampione olimpike. Askush më parë nuk ia kishte dalë si dy vajzat amerikane, ndërsa kjo ishte fitorja më e vështirë e SHBA-së. Bërd mbush 41 vjec në tetor, ndërsa Taurasi është 39 dhe sipas të gjitha gjasave, ky është titulli i fundit i legjendave.
Sfidanti.al