Kejn kthehet në zyrat e Totenhemit, por duhet të karantinohet

Pasi hodhi poshtë njoftimet mediatike se ai nuk u  paraqit në stërvitje me shokët e skuadrës për të protestuar për largimin  tek Man. Siti, Harri Kejn shkoi në zyrat e klubit. Ai u paraqit tek drejtuesit dhe besohet edhe tek trajneri Nunjo Spirito Santo, por tashmë duhet të kalojë periudhën e karantinimit pasi u kthye nga Bahamasi ku ishte me pushime. Pra, Kejn nuk do të stërvitet me Totenhemin  për shkak pikërisht të izolimit,  ndërsa nuk dihet sesi do të shkojë cështja e transferimit të tij tek Siti. Totenhemi kërkon 150 milionë paundë stërlina për kartonin e tij, madje edhe me këtë shifër presidenti Daniel  Levi thotë se nuk  është dakord që ta lejojë kapitenin e Anglisë që të ikë.

Sfidanti.al