Hyri apo doli nga historia Luiza Gega? Tersi i saj u shpall ..kryetari Veliaj!

Disa, që e mbajnë çelsin e historisë të varur në qafë, si dikur çelsin e shtëpisë, thonë se Luiza Gega hyri në histori. Disa të tjerë, që kishin besuar tek deklaratat e bujshme të shefave politikë të sportit në Tokio, kur panë Luiza Gegën jo në një nga tre vendet e para, por në njërin nga tre vendet e fundit në garën e 3000 metrave me pengesa, besuan se ..dolëm nga historia. Edhe kur jemi në Olimpiadë, madje dhe në Tokio, gara jonë nuk është e zakonshme , por me ..historinë! Jemi apo nuk jemi në histori? S’duam t’ia dimë edhe për sloganin e moçëm olimpik që është tejet ngushëllues ..majfton të marrësh pjesë, nuk ka rëndësi vendi !

Pyetja “olimpike” që tundoi pas 3000 metrave me pengesa, pse iu lidhën këmbët Luiza Gegës, tamam në ditën e madhe, u ndalua të dilte në qarkullim, ngaqë u shit si historike vetë gara, duke lënë në hije rezultatin. Madje, pragu i garës kishte qënë një mrekulli shqiptare, kur shefi olimpik zoti Fidel Ylli i kishte thënë Gegës :

“ Luiza, sot do të bësh një çudi të madhe edhe për kryetarin e Bashkisë, Erion Veliaj që ka ardhur me “vrap” nga Tirana ne Tokio për një..medalje!” Dhe nëse do të sajonim një medalje , enkas për shefin Veliaj, ajo do të ishte prej tulle të kuqe, tamam si pista me copa të thyera tullash tek Liqeni Artificial, kur vrapon përditë Luiza Gega, mundimi sfilitës i së cilës është shndërruar si një përrallë moderne e një Luize në botën e çudirave shqiptare!

Sfidanti.al